Washingtoni blindohet para inaugurimit të Trump

Amerika

Washingtoni blindohet para inaugurimit të Trump

Më: 20 janar 2017 Në ora: 11:59
Pamje nga Washingtoni

Washingtoni është duke u përgatitur për inaugurimin e Donald Trump i cili do të bëhet sot presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Kryeqyteti i Amerikës është shndërruar praktikisht në një fortesë ku pritet që të demonstrojnë 270.000 persona.

Për këtë çështje janë angazhuar edhe me dhjetëra mijëra policë  si dhe janë ngritur barriera në një distancë disa kilometërshe.

Pritet që inaugurimi në qendër të Washingtonit rreth Kapitolit të mbledhë  900.000 njerëz, njofton “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat