Trump shton sigurinë në telefonin e tij “Android”

Amerika

Trump shton sigurinë në telefonin e tij “Android”

Më: 20 janar 2017 Në ora: 13:57
Donald Trump

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përdorë një telefon “Android”, të një edicioni të limituar i cili do i ofrojë atij më shumë siguri.

Siç bën të ditur “The New York Times”, Donald Tramp do të përdorë madje edhe një numër të ri, në telefonin e tij “Android” i cili sipas raporteve ende nuk dihet se kujt marke i përket.

Telefoni është aprovuar nga shërbimet sekrete amerikane të cilat do i mundësojnë presidentit të ri të përdorë një telefon shumë të siguruar gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Më herët edhe Barack Obama përdorte një telefon me siguri të lartë të markës “Blackburry”, dhe ku numrin e tij personal dhe email-in e kishin shumë pak njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat