Vajza e Donald Trump: Jepini një shans babait tim

Amerika

Vajza e Donald Trump: Jepini një shans babait tim

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:46
Donald dhe Ivanka Trump

Vajza e presidentit të zgjedhur të Amerikës, Ivanka Trump u ka bërë thirrje qytetarëve të Amerikës t’i japin kohë të punojë babait të saj.

“Babai im është një person unifikues i pabesueshëm. Kështu që u them kritikuesve të tij t’i japin kohë të punojë, dhe ai do t’ua dëshmojë se e kanë pasur gabim” u shpreh Ivanka Trump.

“Fjalimi i tij pas marrjes së detyrës do të jetë përbashkues dhe optimist”, vazhdoi vajza e presidentit të zgjedhur amerikan.

Ajo gjithashtu e ka pranuar, se disa herë e ka këshilluat Trumpin që të largohet nga postimet në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat