Ky është teksti i betimit të Donald Trump-it si President

Amerika

Ky është teksti i betimit të Donald Trump-it si President

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:50
President i ri i SHBA-ve, Donald Trump

“Unë Donald J. Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, janë fjalët që Trump do t’i thotë në ditën që do të inaugurohet si President i ri i SHBA-ve.

Inaugurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, është emërimi zyrtar i tij për mandatin e ri në zyrën presidenciale.

 Betimi është i vetmi detyrim pjesë e inaugurimit, që administrohet nga kreu i Gjykatës Supreme në shkallët e ndërtesës së Kapitolit në Uashington.

 Përgjatë viteve, traditat e inaugurimeve presidenciale kanë ndryshuar dhe tash e sa kohë, në ceremoninë inauguruese Presidenti mban një fjalim dhe më pas organizohet një drekë në Shtëpinë e Bardhë.

Që prej vitit 1937, çdo inaugurim është mbajtur më 20 janar në mesditë. Nëse data 20 janar rastisë të jetë e diel, Presidenti betohet privatisht e më pas edhe në një ceremoni publike në ditën e ardhshme.

Trump do të betohet po ashtu nga ndërtesa e Kapitolit, në mesditën e 20 janarit.

Presidenti do ta ngrejë dorën e tij të djathtë, dhe të majtën do ta vendosë mbi Bibël e para kreut të Gjykatës Supreme, do ta thotë betimin.

“Unë Donald J Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, kanë fjalët që Trump do t’i thotë në ditën që do të inaugurohet si President.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat