Arma më e fuqishme në botë, do të jetë sot në duart e Donald Trump

Amerika

Arma më e fuqishme në botë, do të jetë sot në duart e Donald Trump

Më: 20 janar 2017 Në ora: 17:27
Quhet "Nuclear Football" dhe është valixhja më e rrezikshme në botë

Valixhja nukleare, ose e njohur ndryshe si arma e cila mundtë shkatërrojë botën, ndjek gjithmonë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe tashmë, ajo pritet të kalojë në duart e Donald Trumpit. 

Por, çfarë përmban ajo dhe si mund ta shkaktojë fundin e botës?

Quhet "Nuclear Football" dhe është valixhja më e rrezikshme në botë. Kjo në foto është një versioni i disa viteve më parë e ekspozuar në Smithsonian National Museum of American History.

Sot Donald Trump do të nisë zyrtarisht presidencën duke marrë kështu edhe valixhen e zezë.

Mbledhja e fundit, ajo më e rëndësishmja, për sigurinë e vendit dhe të gjithë botës, i përket arsenalit nuklear të Shteteve të Bashkuara dhe planeve relativë për ndonjë luftë të mundshme atomike.

Image

 

Në fakt, vetëm Presidenti është i autorizuar në urdhërimin e përdorimit të armëve nukleare. Konsensusi vjen pas aktivizimit të kodeve speciale dhe sipas rregullave të valixhes të quajtur "Football".

Bëhet fjalë për valixhen e famshme me lëkurë të zezë që e ndjek presidentin në çdo lëvizje dhe që ruhet nga një skuadër me 5 anëtarë që vijnë nga njësi të ndryshme të ushtrisë amerikane.

Valixhja nukleare transportohet nga një zyrtar që e njeh në perfeksion procedurën që duhet ndjekur në rast të një sulmi atomik.

Valixhja (në të djathtë) është në përdorim që në kohët e Dëight D. Eisenhoëer (President nga 1953 deri në 1961), por vetëm nga kriza e raketave më Kubën (1962), nën presidencën e John F. Kennedy, e ndjek Presidentin kudo.

Butoni i kuq?

Përmbajtja e valixhes u bë e njohur në vitin 1980 nga Bill Guley, në atë kohë drejtor i zyrës ushtarake të Shtëpisë së Bardhë.

Nëse mendoni se brenda saj ka një buton të kuq për të nisur raketat bërthamore, po gaboheni rëndë. Valixhja mban kryesisht…letra.

Dokumenti më i rëndësishëm është "Black Book", një manual i vërtetë i luftës atomike me 75 faqe, me përshkrimin e çdo objektivi të mundshëm, të vlerave strategjike sipas skenarëve të ndryshëm dhe viktimat që një sulm eventual mund të shkaktojë. Në shumicën e rasteve, miliona njerëz.

Image

Dy fashikuj të tjerë i përmbajnë një listë me vendet e sigurta ku mund të transferohet Presidenti në rastin e një sulmi bërthamor dhe procedurat radiotelevizive të emergjencës për të folur me Kombin.

Valixhja kushton 20 kg (ka një bazë alumini) dhe transportohet nga ushtarakë që kanë një trajnim special për të ndihmuar Presidentin për të dhënë urdhërimin e lëshimit të raketave.

Përmban edhe një telefon që përdoret kur Presidenti ndodhet në udhëtim: ndihmon për tu vënë në kontakt përmes një linje të sigurtë në rrugë satelitore me National Military Command Center (NMCC), qendër ushtarake amerikane që menaxhon të gjitha armët bërthamore dhe që i lëshon ato.

Image

Kodet e sulmit

Nga pikëpamja praktike "kodet e sulmit" janë në një dokument që Presidenti duhet ta mbajë me vete dhe që quhet "Biscuit" (biskota).

Bëhet fjalë për një lloj karte krediti në të cilën mbahen kodet që i duhen Presidentit të Shteteve të Bashkuara për t’u autentifikuar dhe për të dhënë një urdhër specifik sulmi bërthamor sipas protokolleve në valixhe.

Në rast të një sulmi, pak momente pas urdhrit dramatike, 900 mbushje bërthamore janë gati të përdoren në çdo cep të planetit: ato janë të dislokuara në pika të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, por edhe në nëndetëse dhe anije në lëvizje nëpër oqeanet e të gjithë botës.

Presidenti është i vetmi që mund të japë urdhrin për një sulm nuklear. Urdhëri duhet të konfirmohet edhe nga Sekretari i Mbrojtjes, por që nuk ka asnjë fuqi vetoje: ai limitohet vetëm me faktin për të konfirmuar nëse presidenti e ka dhënë vërtet atë urdhër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat