Këto janë fjalët e para pasi Trumpi u betua si president

Amerika

Këto janë fjalët e para pasi Trumpi u betua si president

Më: 20 janar 2017 Në ora: 18:14
Presidenti Donald Trump ka dhënë betimin në Kushtetutën amerikane

Presidenti Donald Trump ka dhënë betimin në Kushtetutën amerikane se do t'i shërbej popullit amerikan dhe se do të mbroj Kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pasi bëri betimin, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka premtuar se pushteti tashmë është në duart e njerëzve.

“Ceremonia e sotme ka shumë kuptim, jo vetëm transferimin paqësor të pushtetit. Ne sot jemi duke transferuar fuqinë nga Washington DC tek njerëzit”, tha Trump.

Data 20 janar, sipas Trumpit, do të mbahet mend, si dita kur amerikanët u bën sërish udhëheqës të shtetit të tyre.

“Sot gjithçka ndërron, sepse ky moment ju takon ju. Kjo është dita juaj dhe SHBA është shteti juaj. Qeveria jonë kontrollohet nga njerëzit”.

“Dita e sotme do të mbahet mend si dita kur njerëzit u bën sërish udhëheqësit e shtetit tonë”, tha Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat