CNN: Fjalimi më radikal ndonjëherë, Trump ishte plot populizëm

Amerika

CNN: Fjalimi më radikal ndonjëherë, Trump ishte plot populizëm

Më: 20 janar 2017 Në ora: 20:06
Pamje nga fjalimi inaugurues i presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump

Fjalimi inaugurues i presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump është nder më radikalët të këtij lloj në histori të Amerikës, kanë thënë analistët e CNN-it.

Përveç kësaj, analistët e CNN-it të cilët drejtpërdrejt ndoqën ceremoninë e inaugurimit të Donlad Trumpit theksuan se fjalimi i tij ishte “populizëm i pastër”.

Ato thonë se fjalimi i Trumpit ngjanë në fjalimet e tij të fushatëz zgjedhore, përvec se kësaj herë nuk kishte shumë “unë”, por më shumë “ne”.

Gjithashtu thanë se Trumpi kritikoi pushtetin e kaluar dhe foli kundër Uashingtonit, edhe pse qëndronte pikërisht në “mes të atij qyteti”.

Presidenti i ri i Amerikës tha para Capitol Hillit në Uashington se 20 janari 2017 do të mbahet mend gjatë, pasi që nga sot “pushteti do t’i kthehet popullit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat