Trumpi nderon Clintonët, i ngritë të gjithë në këmbë për ta!

Amerika

Trumpi nderon Clintonët, i ngritë të gjithë në këmbë për ta!

Më: 20 janar 2017 Në ora: 22:03
Pamje nga dreka e Trumpit ku nderoi familjen Clinton

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas betimit, ka organizuar drekë për një numër të caktuar njerëzish të rëndësishëm të Amerikës.

Në mesin e tyre kanë qenë edhe Hillary dhe Bill Clinton.

Në fjalimin e tij, Trump ka thënë se ndjehet i nderuar që Hillary është aty dhe ka kërkuar që të pranishmit të ngritën në këmbë dhe t’i përshëndesin ata me duartrokitje.

Edhe vet Trump i ka duartrokitur ciftit Clinton.

“Dua të them se jam shumë, shumë i nderuar, kur kam dëgjuar se presidenti Clinton dhe sekretarja Clinton do të vijnë sot këtu. Dua që të ngriteni dhe sinqerisht nuk kam tjetër çfarë të them përveç që kam shumë respekt për këta dy njerëz”, ka thënë Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat