Shtëpia e Bardhë publikon agjendën e politikës së jashtme: Ja prioritetet e administratës Trump

Amerika

Shtëpia e Bardhë publikon agjendën e politikës së jashtme: Ja prioritetet e administratës Trump

Më: 20 janar 2017 Në ora: 23:16
Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

Në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, e rifreskuar me marrjen e detyrës sot nga Presidenti Donald Trump, janë publikuar prioritetet në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit zyrtar, administrata Trump është e angazhuar për një politikë të jashtme të fokusuar në interesat amerikane dhe në sigurinë kombëtare të vendit.

Prioriteti më i madh i SHBA në politikën e jashtme është të mposhtë ISIS dhe grupet e tjera radikale terroriste.

Prioriteti tjetër është rindërtimi i ushtrisë amerikane. Presidenti Trump kërkon që të zgjerojë flotën detare dhe forcën ajrore amerikane.

Së fundmi, në diplomaci do të ndiqet një politikë bazuar në interesat amerikane. Në njoftimin zyrtar thuhet se SHBA nuk do të kërkojë për armiq, por do të jetë e lumtur kur armiqtë të bëhen miq të vjetër dhe miqtë e vjetër bëhen aleatë. Bota do të jetë më e qetë me një SHBA më të fortë dhe më të respektuar, theksohet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat