Presidenti Trump bën gafën e parë

Amerika

Presidenti Trump bën gafën e parë

Më: 20 janar 2017 Në ora: 23:21
Fotoja që Trump e publikoi gabimisht

Donald Trumpi ndërroi foton e ballinës së llogarisë së tij @POTUS në Twitter, por ajo fotografi ishte e inaugurimit të Barack Obamas në vitin 2013.

Trump mori llogarinë e tij presidenciale në Twitter, derisa po betohej si president i 45-të amerikan.

Fotografia e postuar shfaqte turmën duke valëvitur flamujt amerikan para Capitolit, por kjo fotografi u ndërrua një orë më vonë, në kohën kur po raportohet se turma në inaugurimin e tij nuk ishte aq sa në vitin 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat