Trump kthen bustin e Churchillit në zyrën ovale pasi që ishte larguar nga Obama

Amerika

Trump kthen bustin e Churchillit në zyrën ovale pasi që ishte larguar nga Obama

Më: 21 janar 2017 Në ora: 10:29
Donald Trump ka rikthyer bustin e Winston Churchill në zyrën ovale

Donald Trump ka rikthyer bustin e Winston Churchill në zyrën ovale vetëm disa orë pas inaugurimit të tij.

Skulptura e punuar nga Jacob Epstein i ishte dhuruar Bushit nga Tony Blair gjatë presidencës së tij, por ishte zëvendësuar nga busti i Martn Luther Kingut nga Obama në Vitin 2009.

Vendimi i tij kishte nxitur kritika të shuma kritikë të botës politike në Britani dhe ShBA duke thënë se mbase Presidenti Obama kishte mëri për britaniket për shkak të paraardhësve të tij.

Por ai e mbrojti veten duke thënë se bustin e kishte dërguar në pjesën private të shtëpisë, dhe është pranë zyrës së tij të punës dhe e sheh për çdo ditë.

Ndërsa vendimi i Trumpit për të kthyer bustin në vendin e vet është parë si shenjë për dëshirën për përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat