E çuditshme: Ushtarët habisin me këtë gjest gjatë fjalimit të Trumpit

Amerika

E çuditshme: Ushtarët habisin me këtë gjest gjatë fjalimit të Trumpit

Nga: A.Zh Më: 21 janar 2017 Në ora: 16:03
Trump me ushtarët

Një grup i ushtarëve u shfaq pas Donald Trump-it të premten në një moment të çuditshëm që u shpalos në sfond të fjalës së tij të parë si president i SHBA-ve.

Presidenti sapo kishte filluar fjalimin e tij, kur disa anëtarë të forcave të armatosura në uniformë filluan të ecnin prapa tij dhe qëndruan atje me stoicizëm, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Ata qëndruan atje për disa sekonda, derisa një tjetër burrë me uniformë u doli përpara.

Shikuesit mund të kenë pasur përshtypjen se gjithçka ishte duke shkuar siç është planifikuar. Por këto pamje disa sekondëshe kanë bërë që diçka të duket e çuditshme.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë moment të çuditshëm gjatë përurimit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat