Sytë e miliona njerëzve anembanë botën ishin sot mbi presidentin e zgjedhur amerikan Donald trump, gjatë inaugurimit të tij si president i 45-të i SHBA-së.
Por gjiganti BBC, teksa transmetonte pamjet nga momenti historik, ka ngatërruar titrat duke i zëvendësuar ato me titrat nga një emision televiziv për fëmijët.
Kur fytyra e Trump u shfaq në ekran, në titra lexohej:oh, sidoqoftë, mami do të futet në telashe. Ndërsa kur në ekran jepej fytyra e Obamës, titrat shkruanin: Vetëm mbylle. Lëre rehat atë.
Ishin teleshikuesit të cilët vunë në dukje parmes medieve sociale, gabimin e BBC.