Trump: Së shpejti rineogcimi i marrëveshjes së NAFTA-s me Kanadanë dhe Meksikën

Amerika

Trump: Së shpejti rineogcimi i marrëveshjes së NAFTA-s me Kanadanë dhe Meksikën

Më: 22 janar 2017 Në ora: 22:16
Donald Trump

Donald Trump, ka kritikuar kompanitë e makinave të prodhimit në Meksikë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se së shpejti do të fillojë "rinegocimin"  për Marrëveshjen e Amerikës së Veriut për Tregti të Lirë (NAFTA) me homologët e tij kanadezë dhe meksikanë.

Takimet kanë qenë të planifikuar me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau dhe presidentin meksikan Enrique Pena Nieto, tha ai.

Marrëveshja  e NAFTA-s  në mes të tria vendeve ka hyrë në fuqi në vitin 1994.

Trump e ka quajtur atë marrëveshjen me të  pavend të tregtisë që ShBA-të kanë nënshkruar  ndonjëherë.

Në webfaqen e Shtëpisë së Bardhë   theksohet se në qoftë se Kanadaja dhe Meksika refuzojnë të pranojnë një rinegocim të NAFTA-s  që ofron një "marrëveshje të drejtë" për punëtorët amerikanë, atëherë Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen krejtësisht nga marrëveshja.

Prishja e marrëveshjes NAFTA mund të jetë shumë e rrezikshme për të tre ekonomitë dhe ka pasur mjaft personazhe publikë, të cilët e kanë cilësuar si të padrejtë prishjen e një anshme të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat