Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të presë homologun e tij meksikan, Enrique Pena Nieto më 31 janar në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi sot zëdhënësi i tij Sean Spicer.
Duke përmendur një bisedë telefonike mes Trump dhe Pena Nieto, Spicer theksoi se “kanë rënë dakord për një takim të përqëndruar mbi shkëmbimet tregtare, imigracionin dhe sigurinë”.