Trump ndryshon komplet zyrën e tij, rikthen dhe qilimin e Laura Bush

Amerika

Trump ndryshon komplet zyrën e tij, rikthen dhe qilimin e Laura Bush

Më: 23 janar 2017 Në ora: 11:12
Donald Trump

Brenda disa orëve ai u betua si President i SHBA-ve të premtën që e lëm pas e menjëherë Donald Trump filloi duke bërë ndryshime dekorative në Shtëpinë e Bardhë.

Zyra ovale e Shtëpisë së Bardhë u ridekorua për Trump ashtu siç do dhe i zoti i saj.

Perdet e arit u vendosën prapa tavolinës së punës duke zëvendësuar perdet e kuqe të cilat ishin vendosur gjatë mandatit të Barack Obamas.

Ky ndryshim është vënë re për herë të parë kur Trump u ul në tavolinën e punës për të nënshkruar një urdhër dhe disa memorandume të tjerat në veprimet e tij të para si president gjatë të premtes në mbrëmje.

Përveç ndryshimit të perdeve, manjati i pasurive të patundshme hoqi qafe poashtu edhe qilimin e madh rrethor të Presidencës Obama që paraqiste citate nga udhëheqësit duke përfshirë dhe të katër ish-presidentëve.

Ai qilimin në fjalë e zëvendësoi me me qilimin e  verdhë me tehe kurore të projektuar nga Laura Bush gjatë presidencës së bashkëshortit të saj të cilin Trump e rikthei përsëri në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Poashtu duket se kolltukët brenda zyrës historike janë zëvendësuar pasi ato tani janë më të mbushur dhe nuk kanë ngjyrë gri, shkruan Daily Mail.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat