Vajza e Clintonit i del në mbrojtje djalit të Trumpit

Amerika

Vajza e Clintonit i del në mbrojtje djalit të Trumpit

Më: 23 janar 2017 Në ora: 12:44
Donald Trump dhe Barron Trump

Vajza e ish Presidentit amerikan, Bill Clinton, ka shkruar të dielën për ta mbrojtur Barron Trump, djalin 10 vjeçar të tashmë presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka qenë cak i ngacmimeve të shumta në internet.

Chelsea Clinton, i ka inkurajuar ndjekësit e saj në rrjete sociale që të mos e ngacmojnë djalin më të vogël të Trump.

“Barron Trump e meriton  shansin që çdo fëmijë e ka – të jetojë fëmijërinë e tij”.

Por Clinton në statusin e saj ka kundërshtuar në një formë babain e Barron, që tashmë është President i SHBA-së.

“Të mbështetësh fëmijët do të thotë të kundërshtosh politikat e Presidentit amerikan, që lëndojnë fëmijët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat