Trump: Hetim për shkeljet e mundshme zgjedhore

Amerika

Trump: Hetim për shkeljet e mundshme zgjedhore

Më: 25 janar 2017 Në ora: 14:45
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se do të kërkojë një mega hetim në lidhje me pretendimet e mashtrimeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, ku asnjë provë nuk është bërë publike deri më tani.

“Do të kërkoj një hetim të gjerë në lidhje me mashtrimet zgjedhore, kryesisht për zgjedhësit e nënshkruar për të votuar në dy shtete, të paligjshmit, ato të regjistruar në listat zgjedhore si dhe ato që kanë vdekur ( disa prej tyre prej shumë kohësh)”, bëri të ditur miliarderi republikan në Twitter. Në funksion të rezultateve ne do të forcojmë procedurat e votimit”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat