Trump nënshkruan urdhërin për ndërtimin e murit me Meksikën

Amerika

Trump nënshkruan urdhërin për ndërtimin e murit me Meksikën

Më: 25 janar 2017 Në ora: 20:10
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për ndërtimin e murit përgjatë kufirit jugor të SHBA-së me Meksikën.

Ai gjithashtu nënshkroi një vendim që të heqë fondet nga qytetet e SHBA-së që janë “të shenjta” për emigrantët pa dokumenta.

Trump tha në një intervistë televizive se Meksika do të rimbursojë “absolutisht, 100%” SHBA-në për këtë mur.

Ndërtimi i një muri përgjatë kufirit meksikan ishte një nga propozimet kryesore të Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat