Kanada: Sulmohen me armë zjarri besimtarët gjatë namazit të jatsisë, së paku gjashtë të vdekur

Amerika

Kanada: Sulmohen me armë zjarri besimtarët gjatë namazit të jatsisë, së paku gjashtë të vdekur

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 janar 2017 Në ora: 08:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje dramatika ka ndodhur në provincën franceze të Kanadasë Kebek, ku disa persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj besimtarëve të cilët ishin duke falur namazin e jatsisë, shkruan focus.de.

“Ka shumë viktima,” deklaroi zëdhënësi i policisë së Kebekut, ndërkohë që u lajmërua për dy të arrestuar. Drejtuesi i Qendrës Kulturore Islame të Kebekut, Mohamed Yangui, që gjendej brenda xhamisë në momentet e sulmit mizor, tha se nuk e dinte se sa ishin të plagosurit, që, sipas tij, ishin dërguar në spitale të ndryshme të qytetit.

“Pse po ngjet kjo këtu? Kjo është barbare,” do të ishte reagimi i tij për ngjarjen.

Një reagim do të vinte dhe nga shtetari numër një i Kebekut, Philippe Couillard, i cili veç dënimit të “kësaj dhune barbare”, do të shprehej përmes një rrjeti social: “Le të bashkohemi kundër dhunës. Solidaritet me qytetarët kebekas të besimit musliman.”

Reagon kryeministri: Sulm terrorist

Kryeministri popullor kanadez, Justin Trudeau, ka reaguar ashpër, duke e quajtur sulmin edhe terrorist.

“Është thellë e dhimbshme të shohësh një akt të tillë terrorist. Muslimanët janë pjesë e rëndësishme e Kanadas multi-kulturore,” shkruajti ai në rrjetet sociale.

Një sulm të ngjashëm në Kanada është vërejtur edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat