Këta janë emrat e koduar të familjes Trump

Amerika

Këta janë emrat e koduar të familjes Trump

Më: 31 janar 2017 Në ora: 07:22
Presidenti amerikan Donald Trump me familjen e tij

Edhe pse Presidenti amerikan është nën mbrojtje të çeliktë nga pjesëtarët e Shërbimit Sekret, emri i tij i koduar dhe i anëtarëve të familjes së tij nuk është ndonjë sekret.

Emri i koduar për Donald Trumpin (70) është “Manjati” kurse për Melaninan (47) “Muza”, shkruan Washington Post.

“Bija e Parë” më saktë Ivanka Trump (36), për të cilën thuhet se ka ndikim të madh tek babai i saj quhet “Marvel”.

Marvel do të thotë mrekulli, por nuk dihet nëse ky emër ka lidhje me librat e famshëm (stripa).

Trump ka edhe dy djem më të vjetër se Ivanka, e ata janë Donald Junior (40) që emrin e koduar e mban “Alpinisti”, kurse Eric Trump (33) quhet “Marksman” apo shigjetari.

Sipas ABC News, thuhet se djemtë e tij këta emra të koduar i kanë marrë pas hobive që i praktikojnë. Ndërkaq emri i koduar për djalin më të vogël të Trumpit, Barron (10) dhe vajzën Tiffany (23) nuk dihen.

Mike Pence quhet “Husies” apo banor i Indianas, kurse bashkëshortja e tij Karen është “Hummingbird” apo zogu.

Sa i përket emrave të koduar për çiftin Bill dhe Hillary Clinton ishin “Shqiponja” dhe “Përgjithmonë e re”, derisa çifti Bush mbante emrat “Pionieri” dhe “Tempo”.

Çifti Barack dhe Michelle Obama quheshin “Shkelësi i ligjit” dhe “Renesansa”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat