Trump sërish i nominuar për Nobel të Paqes

Amerika

Trump sërish i nominuar për Nobel të Paqes

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 15:22
Donald Trump

Po thuhet se Donald Trump do të jetë i nominuar për çmimin Nobel në Paqe, për të dytin vit me radhë, shkruan The Independent.

Dita finale për t’i dërguar nominimet për këtë çmim ka qenë e mërkura, dhe fituesit do të shpallen në fund të këtij viti.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, është nominuar nga një amerikan i paidentifikuar, i cili do që Trump të marrë merita për arritjen e paqes përmes ideologjive të forta.

Lista e të nominuarve për çmimin Nobel për Paqe, nuk bëhet publike nga komiteti që 50të vjet, mirëpo ata që i japin nominimet, kanë të drejtë që të tergojnë të zgjedhurit e tyre.

Vitin e kaluar këtë çmim e pati fituar Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos, për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat