Trump pjesëmarrës në Samitin e G7-ës në Itali

Amerika

Trump pjesëmarrës në Samitin e G7-ës në Itali

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 19:05
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në Itali në muajin maj në një samit të G7-ës, njoftoi dje Shtëpia e Bardhë, vizita e tij e parë prej marrjes së detyrës në kontinentin evropian.

Pas një telefonate me kreun e qeverisë italiane, Paolo Gentiloni, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump do të jetë i pranishëm në takimin e shtatë vendeve më të industrializuara të planetit, në Taormina, në Sicili më 26 dhe 27 maj.

Kryeqytete të shumta evropiane kanë shfaqur shqetësimin e tyre rreth fjalimit nacionalist dhe populist të presidentit amerikan, që mund të mbushë me shpresë partitë e ekstremit të djathtë në Kontinentin e Vjetër.

Donald Trump bëri disa deklarata që vinte në pikëpyetje rolin e NATO-s, përpara se të theksonte “rëndësinë kyçe” të këtij institucioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat