Komandanti amerikan, Nicholson: Lufta kundër talibanëve, në rrugë qorre

Amerika

Komandanti amerikan, Nicholson: Lufta kundër talibanëve, në rrugë qorre

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 18:11
Komandanti amerikan në Afganistan, John Nicholson

Një nga komandantët e ushtrisë amerikane ka thënë se lufta kundër talibanëve në Afganistan ka mbetur në rrugë qorre.

Gjenerali, John Nicholson i ka thënë sot komisionit të Senatit amerikan për Shërbimet e Armatosura se forcat afgane kanë pësuar humbje të mëdha duke ia vështirësuar përpjekjet.

Vlerësimi i Nikolsonit, komandantit të operacioneve ushtarake amerikane në Afganistan, ka qenë një nga konfirmimet e rralla të bëra nga zyrtarët amerikanë se lufta në Afganistan po përballet me probleme.

Në Afganistan momentalisht janë rreth 8400 trupa amerikane, një numër shumë më i vogël ky pas NATO ka nisur tërheqjen e forcave të saj në vitin 2014.

Prej asaj kohe, megjithatë, forcat afgane kanë pasur vështirësi të mundin në beteja talibanët, që kanë rifituar kontrollin mbi disa territore të humbura prej okupimit të udhëhequr nga amerikanët në vitin 2001.

Nicholson ka thënë se ai ka nevojë për disa mijëra trupa shtesë, nga SHBA-ja dhe vendet e tjera, me qëllim që të dilet prej rrugës qorre.

Ai ka shtuar se roli i Pakistanit, Iranit dhe veçanërisht Rusisë e ka vështirësuar tejmase luftën që po udhëhiqet nga ushtria afgane.

Nicholson ka thënë se rrjeti Haqqani ende ndjehet i sigurt në Pakistani dhe se Uashingtoni duhet të rishikoj marrëdhëniet që ka me Islambadin.

Nicholson ka thënë se Moska iu ka dhënë legjitimitet talibanëve duke thënë se militantët e saj janë duke luftuar terroristët islamik e jo qeveria afgane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat