Shtëpia e Bardhë paralajmëron masa të reja të emigracionit

Amerika

Shtëpia e Bardhë paralajmëron masa të reja të emigracionit

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 09:03
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump, pritet të zbulojë masa të reja mbi emigracionin në mënyrë që të sigurojë amerikanët se nuk ka tejkaluar autoritetin e tij me ndalimin e udhëtimit.

Ndalimi i udhëtimit të Trump është pezulluar  nga një gjykatë  federale e apelit  dhe për këtë Trump është "duke marrë parasysh dhe duke ndjekur të gjitha mundësitë" , tha ndihmësi i presidentit Stephen Miller për  "Fox News të dielën.

Shtëpia e Bardhë do të mund të paraqesë ankesë të menjëhershme në Gjykatën Supreme, ose të lëshojë një urdhër të ri ekzekutiv. Mundësia e fundit u hodh nga vetë Trump  të premten.

"Jemi duke menduar të ndërmarrim  veprime shtesë për të siguruar që imigracioni nuk është një mjet për pranimin e njerëzve në vendin tonë që janë armiqësorë ndaj kombit dhe vlerave të tij", i  tha Miller  NBC-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat