Trump takon sot kryeministrin e Kanadasë

Amerika

Trump takon sot kryeministrin e Kanadasë

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 09:22
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, takon sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Vendet e punës, rritja ekonomike dhe një tryezë e rrumbullkatë për gratë në fuqinë punëtore janë në rend të ditës.

Takimi midis Trumpit 70 vjeç dhe Trudeaut 45 vjeç shihet si përballje e dy liderëve me pikëpamje të ndryshme ndaj botës.

Trump ka ngritur zërin kundër tregtisë globale dhe ka lëshuar urdhër që u ndalon refugjatëve dhe migrantëve hyrjen në SHBA. Trudeau, liberal, mbështet tregtinë globale dhe ka mirëpritur 40,000 refugjatë sirianë në Kanada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat