SHBA: Trump i mbrojti politikat e tij për imigrimin

Amerika

SHBA: Trump i mbrojti politikat e tij për imigrimin

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 09:54
Donald Trump (djathtas) dhe Justin Trudeau gjatë takimit të tyre të mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka mbrojtur politikat e tij kundër migrimit, që janë vlerësuar si kundërthënëse, derisa ai në Shtëpinë e Bardhë e priti kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Derisa në konferencën e përbashkët për gazetarë mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump insistoi se administrata e tij do t’i përmirësoj raportet tregtare me Kanadanë, ishin të dukshme qasjet e ndryshme të të dy liderëve lidhur me imigrimin.

Zoti Trump e mbrojti urdhrin e tij, me të cilin shtetasve të 7 vendeve myslimane nuk u lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, i cili është pezulluar në disa gjykata të apelit.

Ai theksoi se me këtë urdhër “nuk do të lejohen njerëzit e gabueshëm të hyjnë”.

Nga ana tjetër, në Kanada, kryeministri Trudeau ka udhëhequr përpjekje të profilit të lartë për t’i pritur refugjatët dhe migrantët nga Siria dhe vendet e tjera.

Zoti Trudeau u tha gazetarë se Kanadaja vazhdon t’i “zhvilloj politikat e hapjes”.

Megjithatë, të dy liderët i lavdëruan shumë lidhjet e thella kulturore dhe tragtare të të dy vendeve.

Amerika ka “shumë fat të mirë që e ka një fqinj si Kanadanë”, tha Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat