Presidenti Trump argëtohet me nipërit e tij

Amerika

Presidenti Trump argëtohet me nipërit e tij

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 18:48
Presidenti Donald Trump me nipërit e tij

Edhe pse ka kaluar shumë pak kohë që kur Donald Trump mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të SHBA, miliarderi ka gjetur kohë të argëtohet me nipërit e tij.

Fotografët kanë kapur sot momente të Donald Trump duke luajtur me dy nipërit. Ai ka dalë shëtitje me 3-vjeçarin Theodore Kushner dhe 5-vjeçaren Arabella, të dy fëmijë të vajzës së tij të madhe Ivanka Trump.

Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner janë zhvendosur nga Nju Jorku në Uashington për të mbështetur Presidentin Donald Trump. Jared Kushner shërben si këshilltar i Presidentit amerikan.

Çifti jeton në lagjen luksoze Kalorama dhe janë fqinj me ish-Presidentin Barack Obama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat