28 persona kanë mbetur të plagosur kur një ngasës kamioni, goditi të pranishmit teksa ishin pjesë e një parade në qytetin e SHBA-së, New Orleans.
Sipas raportimeve disa nga të plagosurit ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia në New Orleans, ka bërë të ditur se nuk ka dyshime për ndonjë sulm terrorist, ndonëse ngasësi që po drejtonte kamionin raportohet se ishte i dehur.
Kamioni u përplas me turn e njerëzve teksa po mbahej parada ‘’Mardi Gras’’.