Republikanët dhe demokratët përplasen për hetimin për lidhjet e Trumpit me Rusinë

Amerika

Republikanët dhe demokratët përplasen për hetimin për lidhjet e Trumpit me Rusinë

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 07:52
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Kryetari republikan i Komitetit të Inteligjencës, ka thënë se nuk ka parë asnjë dëmi për kontakte të papërshtatshme ndërmjet zyrtarëve rusë dhe fushatës së presidentit Donald Trump. Këto deklarata kanë nxitur reagime nga përfaqësuesit demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Përfaqësuesi Devin Nunes gjithashtu ka hedhur poshtë thirrjet e demokratëve për një prokuror special për të hetuar këtë çështje në mënyrë të paanshme. Ai ka thënë se deklarimi i taksave të presidentit Trump do të eleminonte të gjitha dyshimet për lidhjet biznesore të Trumpit me Rusinë.

Nunes, i cili ishte anëtar i ekipit tranzitor të Trumpit, ka thënë se zyrtarët amerikanë të inteligjencës ende nuk i kanë prezantuar komitetit ndonjë dëshmi për kontakte në mes të stafit të fushatës së presidentit Trump me inteligjencën ruse, gjë për të cilën kishin raportuar mediat.

“Kjo çështje është shikuar dhe nuk ka asnjë dëshmi për këtë çështje”, ka thënë Nunes.

Deklarata e Nunes ka shkaktuar reagimin e anëtarët të këtij komiteti, demokratit Adam Schiff, i cili ka thënë se është ende herët të nxirren përfundime në një hetim i cili sapo ka nisur. Ai është shprehur i shqetësuar me deklaratën e Nunes, duke ngritur dyshime se a mundet ai të drejtojë objektivisht këtë hetim.

“Kur ju filloni hetimin, nuk e filloni me atë që ju besoni se është përfundimi”, ka thënë Schiff.

Liderja e Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka thënë se deklaratat e Nunes ngrisin “pyetje serioze për kundërshtimin” e hetimit të aleatëve të Trumpit në Kongres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat