Trump akuzon Obamën se ia ka përgjuar telefonin

Amerika

Trump akuzon Obamën se ia ka përgjuar telefonin

Më: 4 mars 2017 Në ora: 14:21
Presidenti Donald Trump dhe ish-presidenti Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka akuzuar ish-presidentin, Barack Obama se ka përgjuar zyrën e tij në Nju Jork, gjatë fushatës zgjedhore por nuk ka prezantuar asnjë dëshmi për këto pretendime.

“E tmerrshme. Sapo e morra vesh se Obama 'më ka përgjuar' në Trump Tower, para fitores në zgjedhje. S’ka gjetur asgjë”, ka shkruar sot në Twitter presidenti Trump.

Ky postim është pasuar pas disa minutash nga tre postime të tjera, ku Trump, pa dhënë dëshmi konkrete, ka thënë se Obama ia ka përgjuar dhe monitoruar thirrjet e tij telefonike.

“Për sa kohë presidenti Obama mi ka përgjuar telefonatat gjatë procesit zgjedhor. Ky është Nixon/Watergate. Djal i keq”, thuhet në njërin nga psotimet, që i referohet përgjimeve të vitit 1972 të selisë së Komitetit Kombëtar të partisë demokrate, që çoi në dorëheqjen e presidentit të atëhershëm Richard Nixon më 1974.

Këto deklarime të presidentit, vijnë në kohën kur administrata e tij, edhe njëherë është duke u përballur me pyetje lidhur me kontaktet me zyrtarët rusë gjatë fushatës presidenciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat