Trump do të kërkojë këshilla nga Merkel për Putinin

Amerika

Trump do të kërkojë këshilla nga Merkel për Putinin

Më: 10 mars 2017 Në ora: 18:49
Donald Trump dhe Angela Merkel

Presidenti amerikan Donald Trump do të kërkojë këshilla nga kancelarja gjermane Angela Merkel lidhur me atë se si të sillet ndaj presidentit rus Vladimir Putin, njoftuan të premten zyrtarët amerikanë.

Merkel të martën pritet të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe siç pritet, në këtë takim do të diskutohet për paratë të cilat shpenzohen në NATO, konfliktin në Ukrainë, refugjatët sirianë, BE dhe tema tjera, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat