Trump mbron pretendimet e tij për përgjimet

Amerika

Trump mbron pretendimet e tij për përgjimet

Më: 16 mars 2017 Në ora: 09:54
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump i mbrojti komentet e tij të pavërtetuara nga provat se Barack Obama kishte përgjuar kullën Trump vitin e shkuar.

Në një deklaratë për Fox News, Trump tha se termi përgjim mbulon një fushë të gjerë.

"Mendoj se gjatë javëve në vazhdim do të merrni vesh për disa gjëra vërtetë interesante, që do të bëhen publike”, deklaroi Trump, duke shmangur komentin e gazetarit se si President ai ka fuqinë të gjejë provat për diçka nëse këto ekzistojnë.  Obama, i cili më herët i ka mohuar akuzat për përgjimin e Trump, diçka për të cilën ish-shefi i spiunëve dhe disa ligjvënës thanë se nuk kanë parë ende prova. 

Figura e fundit veterane që hodhi dyshime mbi pretendimet e Presidentit ishte kreu republikan i Komitetit të Dhomës së Ulët për Inteligjencën. 

Devin Nunes tha se nuk beson se ka pasur një përgjim të kullës Trump. Ky i fundit ndërkohë i ka kërkuar Kongresit që të hetojë këto akuza, megjithëse nuk ka siguruar prova, si pjesë e hetimit për përfshirjen e pretenduar ruse në zgjedhjet e vitit të shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat