Merkel sot në SHBA, takohet me presidentin Trump

Amerika

Merkel sot në SHBA, takohet me presidentin Trump

Më: 17 mars 2017 Në ora: 07:25
Angela Merkel dhe Donald Trump

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet të takohet sot me presidentin e SHBA, Donald Trump. Merkel do të shoqërohet me drejtues të lartë nga kompani të njohura gjermane në fushën e teknologjisë, duke përfshirë edhe gjigandin e makinave BMW.

Në qendër të takimeve do të jenë çështje si siguria dhe tregtia.

Vizita e saj ishte planifikuar për të martën, por u shty  për shkak të një stuhie.

Takimi mes dy liderëve pritet me interes të madh për shkak se muajit e fundit të dy kanë ngritur pyetje për njëri-tjetrin.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump ka kritikuar Merkel mbi politikat e refugjatëve të Gjermanisë. Në fund të 2015, presidenti shprehu irritim, kur revista Time cilësoi kancelaren gjermane personin e vitit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat