Trump: Nuk më shkon mirë? Unë jam president, ju nuk jeni!

Amerika

Trump: Nuk më shkon mirë? Unë jam president, ju nuk jeni!

Më: 23 mars 2017 Në ora: 19:30
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë në një intervistë për revistën “Time” se nuk mund t’i shkojë keq, pasi që ai është president, ndërsa “ju nuk jeni”.

Ai në një intervistë të gjerë ka mbrojtur qëndrimet e veta që nga fillimi i mandatit dhe deklaratave të ndryshme, ndonëse shumë prej tyre nuk janë verifikuar nëse janë të vërteta, derisa disa janë shumë kontestuese.

“Unë jam person shumë instinktiv”, ka thënë Trump, duke shtuar se ai është preson që e di se si funksionon jeta.

Trump ka thënë se shumë herë kishte të drejtë, ndonëse shumica nuk i kanë besuar dhe si shembull ka përmendur rrjedhën e referendumit britanik për anëtarësim në BE, fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, si dhe atë që shumë vende anëtare të NATO-s nuk paguajnë borxhet e tyre.

“Hej, shikoni, në ndërkohë, mendoj, nuk mund të më shkoj aq keq, pasi që unë jam president dhe ju nuk jeni. E dini? Përshëndetni të gjithë, OK?”, tha Trump në fund të intervistës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat