Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin danez

Amerika

Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin danez

Më: 24 mars 2017 Në ora: 08:52
Presidenti amerikan, Donald Trump

Kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë javën që vjen për të biseduar për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, dekalroi sot zëdhënësi Sean Spicer.

“Këto bisedime që do të zhvillohen më 30 mars përkojnë gjithashtu me 100 vjetorin e blerjes nga SHBA-ja të Ishujve të Virgjër të SHBA-së (sikurse njihen sot) që i përkisnin Danimarkës”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Trump dhe Rasmussen do të bisedojnë për marrëdhënien tonë të fortë dypalëshe dhe si mund të përparohet në prioritetet tona, duke përfshirë edhe thellimin lidhjet e forta ekonomike, në mundjen e ISIS-it dhe forcimin e marrëdhënieve tona në mbrojtje dhe siguri, si ato dypalëshe edhe ato në NATO”, tha  Spicer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat