Trump ultimatum kongresit deri të premten për kujdesin shëndetësor

Amerika

Trump ultimatum kongresit deri të premten për kujdesin shëndetësor

Më: 24 mars 2017 Në ora: 09:00
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump, ka kërkuar që të votohet pro ose kundër projektligjit të ri të kujdesit shëndetësor të premten në Dhomën e Përfaqësuesve.

Akti i Kujdesit Shëndetësor ka për qëllim t’i zëvendësojë disa pjesë të ligjit të nënshkruar nga Barack Obama, shkruajnë mediat amerikane.

Megjithatë, votimi i së enjtes është shtyrë për shkak të kundërshtimit të disa republikanëve, përkundër përpjekjeve të përsëritura të Trump për t'i bindur për të mbështetur legjislaturën.

Tani Trump thotë se  dëshiron nga kongresi të votojnë për këtë projektligj, çfarëdo që të jetë rezultati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat