SHBA: Dhoma përfaqësuese i ka pezulluar rregullat për privatësi në Internet

Amerika

SHBA: Dhoma përfaqësuese i ka pezulluar rregullat për privatësi në Internet

Më: 29 mars 2017 Në ora: 09:52
Ilustrim

Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan i ka hedhur poshtë rregullat për Internet privatësi, me çka është bërë hapi i parë që t'u mundësohet provajderëve t'i shesin të dhënat e shfrytëzuesve personave të tretë.

Për shfuqizimin e propozimit për rregullim që e ka dhënë Komisioni për komunikime federale në tetor, në kohën e ish-presidentit amerikan Barak Obama, votuan 215 kongresistë, ndërsa 205 ishin kundër.

Paraprakisht në Senat ky propozim ka kaluar me 50 vota "pro", kundrejt 48 votave "kundër". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat