Trump shpall prillin muaj kundër dhunës seksuale

Amerika

Trump shpall prillin muaj kundër dhunës seksuale

Më: 1 prill 2017 Në ora: 12:04
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shpallur muajin prill "Muaj të Vetëdijesimit dhe Parandalimit të Dhunës Seksuale", duke u kujtuar kështu amerikanëve se "ne të gjithë ndajmë përgjegjësinë për t’i dhënë fund dhunës seksuale."

Trump citoi statistikat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë sipas të cilave më tepër sesa 300,000 sulme seksuale ndodhin në Amerikë çdo vit.

Megjithatë nuk është administrata e Trumpit ajo që ka marrë iniciativën për të krijuar një "Muaj të Vetëdijesimit dhe Parandalimit të Dhunës Seksuale". Kjo iniciative pati filluar që në vitin 2001, dhe pati marrë vëmendjen e duhur vetëm nga presidenti paraprak Barak Obama.

Reagime të shumta kanë ardhur pas shpalljes së këtij muaji nga ana e Trump, si pasojë e akuzave të mëparshme nga ana e të paktën 10 grave se presidenti bilioner i kishte abuzuar seksualisht.

Trump u ishte përgjigjur këtyre akuzave duke thënë se janë gënjeshtra dhe se akuzueset vetëm po mundoheshin të tërheqin vëmendje. Përdorues të shumtë të rrjetit social Twitter e kanë quajtur aktin e Trump si “mashtrim i 1 prillit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat