Trump dhuron tre rrogat e para presidenciale

Amerika

Trump dhuron tre rrogat e para presidenciale

Më: 4 prill 2017 Në ora: 15:29
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

Donald Trump ka dhuruar tre rrogat e para si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Raportohet se ato ia dhuroi National Park Service.

Çeku i dhuruar prej tij, është 78.333.32 dollarë, të cilin e tregoi për kamerat gjatë një takimi me gazetarët që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë, këtë të hënë.

I pranishëm gjatë këtij momenti ishte sekretari i departamentit të brendshëm, i cili merret me menaxhimin dhe ruajtjen e tokave federale dhe të burimeve natyrale, Ryan Zinke, i cili pasi pranoi çekun, premtoi se do e përdorë për mirëmbajtjen e 25 parqeve kombëtare.

Trump kishte premtuar se do hiqte dorë nga rroga si president dhe këtë gjë e faktoi duke i dhuruar muajt e parë të rrogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat