Trump tërheq Benon nga Këshilli për siguri

Amerika

Trump tërheq Benon nga Këshilli për siguri

Më: 5 prill 2017 Në ora: 19:08
Stiva Benon

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tërhoqi të mërkurën strategun e tij kryesor Stiva Benon nga Këshilli për siguri kombëtare, njoftoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtari, i cili deshi të mbetej anonim, shtoi se prania e Benon në Këshill nuk ishte më e nevojshme pas largimit të këshilltarit të parë të Trump për siguri nacionale Majkëll Flin, transmeton Reuters.

Flin ishte i detyruar në shkurt të japë dorëheqje për shkak të kontakteve të tij me ambasadorin rus në SHBA, para se Trump të marrë detyrën më 20 janar, përkujton Reuters.

Zyrtari ka thënë se Benon fillimisht ishte vendosur në Këshill dhe mori pjesë vetëm në njërin nga takimet e rregullta të Këshillit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat