Trump urdhrin për sulm në Siri e dha derisa po hante desert me Xi Jinping

Amerika

Trump urdhrin për sulm në Siri e dha derisa po hante desert me Xi Jinping

Më: 12 prill 2017 Në ora: 19:49
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka treguar të mërkurën se urdhrin për sulm raketor në Siri javën e kaluar, e kishte dhënë derisa ishte me liderin kinez Xi Jinping duke ngrënë desert.

“Përfunduam drekën. Pastaj kaluam në desert. Provuam pjesë të ëmbëlsirave më të mira me çokollatë, të cilat i keni parë ndonjëherë. Edhe presidenti Xi ka kaluar mirë”, tha Trump për Fox Business TV network.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat