Trump: Testi i raketës nga Koreja Veriore nuk respektoi dëshirat e Kinës

Amerika

Trump: Testi i raketës nga Koreja Veriore nuk respektoi dëshirat e Kinës

Më: 29 prill 2017 Në ora: 11:22
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të shtunën se përpjekja e Koresë së Veriut për lëshimin të raketës “nuk i respektoi dëshirat e Kinës”.

“Koreja e Veriut nuk i respektoi dëshirat e Kinës dhe të presidentit të saj shumë të respektuar kur lëshuan raketën, megjithëse pa sukses”, shkruan Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap njoftoi lëshimin e “një raketë të paidentifikuar nga një zonë në veri të Phenianit”.

SHBA-ja konfirmoi lëshimin e kësaj rakete që nuk paraqet “asnjë veçanti”.

Kjo mund të shtojë tensionet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së pas disa javë kërcënimesh.

Sipas agjencisë, bëhet fjalë për një test të dështuar pasi raketa shpërtheu vetëm disa sekonda pas lëshimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat