Trump: Do të bëj gjithçka që është e nevojshme për paqen në Lindjen e Afërt

Amerika

Trump: Do të bëj gjithçka që është e nevojshme për paqen në Lindjen e Afërt

Më: 3 maj 2017 Në ora: 21:21
Mahmud Abas dhe Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, paralajmëroi të mërkurën se do të bëjë çdo gjë që është e mundshme që të arrihet marrëveshja paqësore për Lindjen e Afërt dhe beson se ekzistojnë shanse shumë të mira për këtë.

Ai këto komente i bëri pas takimit me presidentin palestinez Mahmud Abas, ku shprehu dëshirën për të qenë ndërmjetës dhe arbitër ndërmjet dy palëve.

“Dëshirojmë të arrijmë paqe”, tha Trump në konferencën e përbashkët për media me Abas, duke shfaqur besimin se do të ketë sukses në këtë.

Trump paralajmëroi se SHBA dhe as një vend tjetër nuk mund të imponojë marrëveshjen.

Nga ana e tij, Abas tha se në horizont shihen mundësi të reja për arritjen e paqes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat