Jep dorëheqje drejtori për komunikime i Shtëpisë së Bardhë

Amerika

Jep dorëheqje drejtori për komunikime i Shtëpisë së Bardhë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 17:57
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Drejtori për komunikime i Shtëpisë së Bardhë, Mike Dubke, dha dorëheqje, vetëm tre muaj pasi është punësuar nga presidenti Donald Trump.

Dubke, një strateg republikan me përvojë, u angazhua për ristrukturimin e startegjisë mediatike të Shtëpisë së Bardhë.

Në kuadër të riorganizimit, po ashtu u bë e ditur se sekretari për media, Sean Spicer, do të mbajë pozicionin e tij, porse do të ketë më pak paraqitje për gazetarët. Dubke më herët nuk ka punuar me fushatën e Trumpit dhe nuk është parë si besnik i presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat