Trump tërheq SHBA-të nga marrëveshja klimatike

Amerika

Trump tërheq SHBA-të nga marrëveshja klimatike

Më: 31 maj 2017 Në ora: 16:19
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur të tërheqë vendin e tij nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike, transmeton Aksios.

Këtë informacion shtëpia mediatike Aksios e ka bërë publike duke cituar burime të paidentifikuara të cilat janë të njohura direkt me këtë vendim, transmeton Reuters.

Trump ka refuzuar të marrë pjesë në marrëveshjen për ndryshime klimatike në samitin e liderëve të G7 të shtunën, duke thënë se i duhet më tepër kohë për të marrë vendimin.

Fox News ka cituar një burim të paidentifikuar, i cili konfirmon tërheqjen e Trump nga marrëveshja.

Marrëveshja e Parisit e vitit 2015, me të cilën janë dakorduar rreth 200 shtete, synon kufizimin e ngrohjes së Tokës nga dyoksid karboni dhe gazrat tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat