Trump bllokon dëshminë e Comey?

Amerika

Trump bllokon dëshminë e Comey?

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 16:22
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të vendosë nëse do ta shfrytëzojë fuqinë e vet prej presidenti dhe të bllokojë dëshminë e ish-shefit të FBI-së James Comey javën e ardhshme, njoftoi të premten këshilltarja e lartë e Shtëpisë së bardhë Kellyanne Conway.

Comey, të cilin Trump e shkarkoi muajin e kaluar, pritet të dëshmojë në seancën e hapur dhe të mbyllur para Komitetit të inteligjencës së Senatit amerikan.

Dëgjimi mund të shkaktojë më shumë probleme për Trump lidhur me pohimet për përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat