Comey: Trump nuk më ka dhënë urdhër për Flynn, e kam interpretuar si udhëzim

Amerika

Comey: Trump nuk më ka dhënë urdhër për Flynn, e kam interpretuar si udhëzim

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 19:04
Ish-shefi i FBI-së James Comey

Ish-shefi i FBI-së James Comey u shpreh sot gjatë një seance dëgjimore në Senatin Amerikan, se Presidenti Donald Trump nuk i ka kërkuar në mënyrë të prerë që të braktisë hetimet mbi ish-këshilltarin e tij Michael Flynn.

“I ka marrë fjalët e Presidentit amerikan si një udhëzim”, theksoi ai gjatë një dëshmie para një komisioni hetimor të Senatit të ngritur për çështjen e ndërhyrjeve të Trumpit mbi hetimet për ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

I pyetur nga senatorja demokrate, Dianne Feinstein mbi fjalët që Donald Trump i kishte thënë Comey-t se “shpresoj se ju mund të gjeni një mënyrë për ta braktisur këtë, të lironi Flynn”.

Comey u përgjigj duke theksuar se “arsyeja përse vazhdoj të them këto fjalë është se unë i kam interpretuar si një udhëzim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat