Trump: Nuk ka fakte për lidhje me Rusinë

Amerika

Trump: Nuk ka fakte për lidhje me Rusinë

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 15:06
Donald Trump

Pas shtatë muajsh të hetimeve dhe dëgjimeve të komitetit për marrëveshjen e fshehtë me rusët, askush nuk ka mund të dëshmojë kurrfarë fakti. Pikëlluese, ka shkruar presidenti amerikan Donald Trump në Twitter.

Ai ka folur për hetimet disamuajshe për pohimet mbi marrëveshjen e fshehtë të kampanjës së tij zgjedhore dhe Rusisë gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 2016.

Trump dje në Twitter ka vlerësuar se qytetarët e SHBA-ve janë dëshmitarë të gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës amerikane.

Ai nuk ka precizuar se në çfarë mendon, por më herët po ashtu në Twitter kishte reaguar ndaj shkrimit të “Washington Post” se këshilltari special Robert Miller po heton përpjekjet e tija eventuale për të penguar drejtësinë në lidhje me hetimet për përfshirjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat