Hetimet zemërojnë Trump

Amerika

Hetimet zemërojnë Trump

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 11:38
Donald Trump

Këshilltarë dhe njerëz të besueshëm, të cilët rrethojnë Donald Trump, thonë se presidenti amerikan është shumë i zemëruar për shkak të hetimeve për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe lidhjeve të bashkëpunëtorëve të tij dhe zyrtarëve rusë, transmeton AP.

Sipas asaj çfarë i kanë deklaruar agjencisë së lajmeve amerikane, Trump bërtet para televizorit në Shtëpinë e Bardhë dhe insiston se është cak i komplotit që synon diskreditimin e tij dhe eventualisht të përfundojë mandatin e tij presidencial.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat